Edi Rama për luftën, dje dhe sot – Pa koment

Edi Rama për luftën, dje dhe sot – Pa koment

Edi Rama, 1992:

“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile.”

 

Edi Rama, 2015:

“Komunistë, nacionalistë, shumica thjesht patriotë, pjesa dërrmuese të reja e të rinj, me vështrim të kthjellët dhe kurajë të posaçme, e angazhuan kombin tonë në anën e duhur të historisë dhe bënë histori me luftë, gjak, sakrifica dhe mundime të denja për mirënjohjen dhe respektin e gjithë brezave të ardhshëm.”

Lajme te ngjashme