Edi Rama ripropozon politikën e Berishës që e kundërshtoi në vitin 2011

Nga Exit News
Edi Rama ripropozon politikën e Berishës që e kundërshtoi në vitin 2011

Legalizimi i parave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, përmes një amnistie fiskale, që ka shpallur kryeminsitri Rama, është një politikë që u zbatua nga qeveria Berisha në vitin 2011. Atëhere, si kryetar i opozitës Rama e kundërshtoi ashpër këtë masë.

Kryeministri Rama e paraqiti sot amnistinë fiskale si “domosdoshmëri për t’ju dhënë shqiptarëve që prej 30 vjetësh” dhe i kërkoi parlamentit miratimin e tij:

“Amnistia do të jetë fiskale dhe penale dhe do të votohet me 84 vota që nuk do të ketë shans të vijë njeri ta kthejë mbrapsht për arsye politike.

Është domosdoshmëri për t’ju dhënë shqiptarëve mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar duke deklaruar ato që nuk i kanë deklaruar dhe duke i futur paratë e tyre në bankat e vendit”.

E njëjta amnisti, me përjashtim paratë e krimit, u bë nga Qeveria Berisha në vitin 2011. Atëherë Berisha i bënte thirrje opozitës së drejtuar nga Edi Rama të votonte amnistinë fiskale, por ky i fundit nuk pranoi ta votonte:

“Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të votojnë amnistinë fiskale nga viti 2011 deri më sot për të gjithë shqiptarët. Ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran, vjen në parlament me çelësin e Goranit në qafë, që s’të hiqet kurrë. Informoj shqiptarët se ditën e hënë do të mblidhet Parlamenti Shqiptar për të votuar ligjet”.

Duke qenë se ligji nuk mori dot votat e nevojshme në parlament, Berisha e bëri amnistinë fiskale me Udhëzim të Ministrit të Financave.

Sipas udhëzimit të 2011-ës, të gjithë individët brenda dhe jashtë vendit, bizneset e mëdha dhe të vogla do të deklaronin paran cash në bankë, si dhe pasuritë e paluajtshme të padeklaruara. Paraja cash do të dorëzohej në bankë pas plotësimit të një formulari dhe pagesës së 3 përqind të shumës.

Pasi këto para depozitoheshin në banka ato mund të transferoheshin në bankat jashtë.

29 shkurt në kongresin e PS, Edi Rama paraqiti propozimin për amnistinë e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe jashtë, të cilët do të kenë mundësinë që t’i depozitojnë ato ligjërisht në banka pa detyrime fiskale dhe pa asnjë përgjegjësi penale.

Në ndryshim nga amnistia e Ramës, Berisha nuk ofroi amnisti penale për ata që deklaruan pasurinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>