Kryeministri Rama e kërcënoi sot të gjithë politikën. Ai e injoroi ligjin e propozuar nga opozita për të hetuar politikanët e lidhur me krimin dhe komentoi pronat e politikanëve. Ai u shpreh se nëse do hetohet ai dhe ministrat e tij atëherë do të hetohen edhe e gjithë politika.
Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër.
Kryeministri vazhdoi duke thënë se vetingun në politikë “ta bëjmë me libër shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën”.
Kryeministri Rama u shpreh se ai mirëpret një instrument të ri për të bërë veting në politikë por shtoi se:
“Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia.”
Ditën e sotme, opozita dorëzoi në Kuvend ligjin e vetingun dhe në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryetari i opozitës Basha sqaroi se:
Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Cyrben e Xhafajn në parlament. Ballen në krye të Elbasanit Sejdinin në Durrës Dakon. Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve.
Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos ketë lidhje me krimin.
Ligji është negociuar një herë. Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët. E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë por apo jo. Ai ka vetëm një detyrë mos e bllokojë.