Edi Rama, zgjedhjet vendore do të bëhen

Edi Rama, zgjedhjet vendore do të bëhen

Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor. Ai tha se ato nuk do të shtyhen.

“Këta mendojnë se do të shtyhen zgjedhjet, që vërtetë do të ndodhë ajo që do të prishen zgjedhjet. Ju them se asgjë nuk do të ndodhë. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhjet”, u shpreh ai gjatë prezanitmit të kandidatit për Bashkinë e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Kryeministri Rama shtoi se:

“Ka një ligj të shkruar nga PD dhe PS  dhe të tjerët , i cili të çon në burg po dhunove qendrat e votimit. Se ku do gjendet budallenjtë që do shkojnë në burg për Lulin, këtë nuk e di, por edhe mund të gjenden. Unë si katunar i Surelit kam shumë respekt për malësorët. Ju do të keni mbështetjen maksimale nga qeveria, e cila ka filluar tashmë”.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë dorëzuar mandatet që prej muajit shkurt. Gjithashtu, partitë e opozitës nuk u regjistruan me 21 prill — afati i fundit i përcaktuar në ligj — në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>