Kandidatja për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 13 qershor Edit Harxhi ka paraqitur, të enjten progarmin e saj për PD-në. Ajo ka propozuar:
Decentralizimin dhe autonominë e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.
Rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre.
Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të jenë anëtarë të partisë me të drejtë vote, si anëtarët e tjerë.
Ngritjen e një Akademie Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.
Zgjedhjet e brendshme në PD do të mbahen në 13 qershor. Vendimi erdhi pas humbjes së zgjedhjeve të dyta parlamentare nga PD.
Kandidatët garues janë Basha, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi.