
“Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin”, ishte thirrja e regjisorit Edmond Budina.
Në protestën për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, ai kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe të qeverisë.
“Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund, deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Ne kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha, sepse ka vrarë shpirtrat e njerëzve.”
Budina pohoi se Teatri Kombëtar i ri do të ndërtohet ashtu si ishte.
“Ne me ndihmën e Evropës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte. Sepse ai është simboli i qëndresës qytetare. I pastërtisë njerëzore.”