Edmond Budina thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin

Nga Exit News
Edmond Budina thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin

“Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin”, ishte thirrja e regjisorit Edmond Budina.

Në protestën për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, ai kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe të qeverisë.

Ne jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund, deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Ne kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha, sepse ka vrarë shpirtrat e njerëzve.”

Budina pohoi se Teatri Kombëtar i ri do të ndërtohet ashtu si ishte.

Ne me ndihmën e Evropës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte. Sepse ai është simboli i qëndresës qytetare. I pastërtisë njerëzore.”

 

1 koment

  1. N 18 Maj, 2020 në 8:19 pm

    Vdekje fashisteve rama meta saliu basha

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme