
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi fajësoi të hënën opozitën për përkeqësimin e klimës së biznesit në vend.
Gjatë prezantimi të gjetjeve të Indeksit të Biznesit 2019, sipas së cilit është 66 përqind e bizneseve mendojnë se klima e biznesit është përkeqësuar ndjeshëm, Shalsi u shpreh:
´Situata e acaruar politike e dëmton sipërmarrjen. Kriza e sajuar politike që opozita braktisi parlamentin dhe të dezertojë nga zgjedhjet e qershorit nuk ishin zgjedhjet e duhura.
Ka një element të përbashkët me të gjitha sondazhet, një nga ato është klima e sajuar politike. Braktisja e parlamentit nuk ishin hapi i duhur.´
Shalsi foli dhe për ndikimin e keq të pandemisë së Covid-19 në ekonomi, megjithëse Indeksi është bërë për vitin 2019 dhe nuk përfshin periudhën e pandemisë.
Ai u justifikua duke thënë se pandemia kapi të gjithë botën e papërgatitur, jo vetëm Shqipërinë.