Ekipet profesioniste të futbollit kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin e futbollit, derisa qeveria të plotësojë katër kushte. Në një njoftim për shtyp përfaqësuesit e ekipeve kryesore të futbollit kërkojnë:
1 — Të miratohet ligji i sponsorizimeve sipas kërkesave të ekipeve.
2— Të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar për të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në 6%, përfshirë bujqësinë dhe turizmin dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
3—Të falen gjobat dhe kamat vonesat ëpr mospagimin e taksave.
4— Të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat për 10 vjet.
Përfaqësuesit e ekipeve ia kanë derguar kërkesat e tyre edhe Kuvendit.