Ekipi dhe stafi i Partizanit bën testimet për koronavirusin

Nga Exit News
Ekipi dhe stafi i Partizanit bën testimet për koronavirusin

Të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të Partizanit ka kryer testimet për koronavirusin, një ditë pasi dy lojtarë rezultuan të infektuar.

një postim në Facebook, ekipi lajmëroi se testimi po bëhet në prag të derbit me Tiranën, për të parandaluar përhapjen e virusit:

“FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. 

Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.”

Një ditë më parë klubi sportiv ka njoftuar se dy nga lojtarët e këtij ekipi futbolli janë infektuar me Covid-19.

Sportistët e infektuar janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati. Ata kanë shfaqur simptoma, më pas i është bërë testimi i cili ka konfirmuar infektimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>