Ekonomia e Francës bie me 12 % gjatë mbylljes së 2-të

Nga Exit News
Ekonomia e Francës bie me 12 % gjatë mbylljes së 2-të

Aktiviteti ekonomik i Francës është 12% më i ulët se normalja këtë muaj pasi vendi hyri në një bllokim të dytë. Të dhënat u publikuan nga banka qendrore të hënën.

Qeveria vendosi mbylljen e dytë të vendit në 30 tetor për të ndaluar përhapjen e rasteve të reja.

Banka qendrore e Francës tha se aktiviteti ekonomik pritej të ulej me 12% të niveleve normal. Kjo ulje është më e lartë se sa rënia e ekonomisë me 4% në tetor, por shumë më mirë se humbja prej 31% në muajin prill.

“Para valës së dytë kemi menduar se do të kemi një recesion prej pak më pak se 9%, tani presim që për vitin 2020 të jemi midis -9 dhe -10%”, tha Guvernatori i Bankës së Francës Francois Villeroy de Galhau në radion RTL.

Për të vlerësuar ndikimin e bllokimit në ekonomi, banka qendrore intervisti 8, 500 biznese, nga 28 tetorit deri në 4 nëntorit.

Shërbimet që kërkojnë kontakte të drejtpërdrejta me klientët prisnin goditjen më të rëndë. Bizneset e shitjes me shumicë, pakicë, transport, hoteliere dhe restorante prisnin një rënie të fitimeve me 40%.

Ndërkohë, bizneset në prodhim pritet të kënë një humbje prej vetëm 7% të aktivitetit të tyre normal dhe ndërtimi 8%, tha banka qendrore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>