Ekonomia në Shqipëri gjatë komunizmit tërësisht e varur nga ndihmat e huaja

Nga Exit News
Ekonomia në Shqipëri gjatë komunizmit tërësisht e varur nga ndihmat e huaja

Faktori kryesor ekonomik gjatë gjithë periudhës së komunizmit nuk ka qenë Shqipëria por ndihma e huaj që Shqipëria ka marrë.

Emisioni “Me Pak Fjalë” shpjegoi përmes shifrave si ka qenë ekonomia e Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

Për të kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur gjatë komunizmit, duhet të shikojmë edhe burimet e zhvillimit ekonomik.

Ndihmat që Shqipëria ka marrë kryesisht nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina kanë qenë faktorët kryesore që ekonomia ka mbijetuar pasi ajo tejkalonte edhe prodhimin e vetë Shqipërisë.

Në vitin 1948 ndihmat e Jugosllavisë ishin sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë ndërsa në vitin 1949 përllogaritet se 38% e të ardhurave të Shqipërisë vinin nga kredi dhe grante të Bashkimit Sovjetik.

Ndihma sovjetike që vijoi deri në vitin 1960 ka qenë rreth 1 miliardë rubla që janë afërsisht 250 milionë dollar në ato vite. Duke llogaritur inflacionin, sot kjo shumë ka vlerën 2.7 miliardë dollarë, pothuajse sa buxheti i shtetit.

Pas prishjes së marrëdhënieve me BRSS, Shqipëria lidhi marrëdhënie me Kinën nga e cila përfitoi ndihma deri në vitin 1978.

Sipas burimeve të Republikës Socialiste të Kinës, Shqipëria ka përfituar gjatë peridhës 1960-1978 rreth 5 miliardë dollarë ndihma ekonomike dhe financiare. Sot kjo vlerë përllogaritet rreth 25 miliardë dollarë, sa buxheti i 10 viteve të fundit në Shqipëri të marra sëbashku.

Ekonomia gjatë regjimit komunist ka qenë tërësisht e varur nga ndihmat. Gjatë viteve 1955—1960 ndihma e huaj ishte sa 233% e buxhetit ndërsas gjatë viteve 1960-1965 ndihma e huaj sa 130% e buxhetit.

Pas prishjes me Kinën, Shqipëria u izolua, ndihmat u ndërprenë pothuajse plotësisht dhe ekonomia ra në krizë të thellë duke rrëzuar edhe regjimin.

Por regjimi nuk kishte burim ekonomik vetëm ndihmat. Një burim ka qenë shfyrtëzimi skllavërues i fuqisë punëtore, kryesisht i të burgosurve politikë dhe të internuarve.

Me punë shfrytëzuese, pa pagesë dhe në kushte të mjerueshme regjimi arriti të ndërtojë 38 vepra madhore infrastukturore të cilat si përfundim nuk sollën zhvillim të ekonomisë.

Burim tjetër të ardhurash ishin konfiskimet. Pas marrjes së pushtetit komunistët konfiskuan rreth 44 milionë monedha ari me vlerë rreth 5 miliardë dollarë.

Regjimi përfitoi gjerësisht gjithashtu edhe nga rritja e ndjeshme e popullsisë në këtë periudhë. Një pjesë e madhe e saj u detyrua të angazhohet në të ashtuquajturën punë vullnetare për ndërtimin e brezareve, rrugëve dhe hekurudhave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>