Ekploziv makinës së prokurorit Kuliçi, kreu i gjykatës: Ka lidhje me dosjet nën hetim

Nga Redaksia
Ekploziv makinës së prokurorit Kuliçi, kreu i gjykatës: Ka lidhje me dosjet nën hetim

Makina e prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë është hedhur në erë me eksploziv mëngjesin e sotëm.

Nga shpërthimi, makina e prokurorit është dëmtuar plotësisht, ndërsa një makinë tjetër e parkuar pranë është dëmtuar pjesërisht.

Dyshimet e para të policisë lidhen me detyrën e prokurorit dhe dosjet që ai po heton, një prej të cilave është tjetërsimi i pronave në Karaburun e Zvërnec.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci deklaroi se vendosja e eksplozivit në makinën e prokurorit është akt për të frikësuar prokurorin:

“Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit dhe kjo është një vepër e shëmtuar burracakësh dhe frikacakësh. Por gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjgijen në seanca vetëm me vendime publike.”

Kreu i gjykatës i bëri thirrje prokurorisë, gjykatave dhe insitucioneve publike të marrin në mbrojtje prokurorët e gjykatësit pasi presioni dhe sulmi ndaj tyre është i lartë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>