Ekspert të OBK-së kërkojnë hetim ndërkombëtar për helmimin e Navalny-t

Nga Exit News
Ekspert të OBK-së kërkojnë hetim ndërkombëtar për helmimin e Navalny-t

Dy eksperte të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kërkuan që të zhvillohen hetime ndërkombëtare për helmimin e kreut tw opozitws ruse, Aleksei Navalny.

Ato thanë se provat tregojnë për “përfshirjen shumë të mundshme” të zyrtarëve të qeverisë ruse.

Përmes një deklarate të përbashkët, Agnes Callamard, eksperte për ekzekutime arbitrare dhe pa gjyq, dhe Irene Khan, eksperte për lirinë e mendimit dhe shprehjes, kërkuan po ashtu “lirimin e menjëhershëm” të Navalnyt nga burgu.

Duke pasur parasysh përgjigjen joadekuate të autoriteteve vendase, përdorimin e armëve të ndaluara kimike dhe modelin e dukshëm të përpjekjes për vrasje, ne besojmë se hetimet ndërkombëtare duhet të kryhen si një çështje urgjente, në mënyrë që të përcaktohen faktet dhe të sqarohen të gjitha rrethanat në lidhje me helmimin e Navalnyt”, thanë Callamard dhe Khan.

Sipas tyre, helmimi i Navalnyt “ishte pjesë e një trendi vrasjesh të paligjshme dhe vrasjeve në tentativë të kritikëve brenda dhe jashtë vendit”.

Navalny, 44 vjeç, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar më 17 janar në Moskë, pasi është kthyer nga trajtimi mjekësor në Gjermani.

Ai është helmuar në muajin gusht me një agjent nervor.

Navlny ka thënë se sulmi kundër tij është urdhëruar nga Putini, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Ndalimi i tij ka shkaktuar zemërim në të gjithë Rusinë dhe pjesën më të madhe të Perëndimit. Dhjetëra mijëra rusë kanë protestuar në rrugë më 23 dhe 31 janar.

Një gjykatë ruse ka vendosur më 2 shkurt se Navalny është fajtor për shkelje të dënimit me kusht, në lidhje me një rast të mëparshëm të përvetësimit të fondeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>