Ekspertët e OBSH nisin hetimin në Wuhan për origjinën e koronavirusit

Ekspertët e OBSH nisin hetimin në Wuhan për origjinën e koronavirusit

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi hetimet të premten në Uhan për origjinën e koroanvirusit.

Ata vizituan spitalin ku Kina thotë se u trajtuan pacientët e parë me COVID-19.

Kjo është vizita e parë në terren e ekipit, pasi dy javë ata qëndruan në karantinë, raporton Retuers.

 Një zëdhënëse e OBSH-së tha se hetimet e grupit në Uhan do të drejtohen nga një ekip pritës në Kinë, për shkak të kufizimeve shëndetësore.

‘’Ekipi do të dalë, por ata do të shoqërohen kudo, kështu që ata nuk do të kenë asnjë kontakt me komunitetin. Ata do të kenë kontakt vetëm me individë të ndryshëm që janë pjesë e studimit”, tha zëdhënësja e OBSH Margaret Harris në një konferencë në Gjenevë të premten.

Ekipi ka në plan të vizitojë laboratorët, tregjet dhe spitalet ku koronavirusi u identifikua për herë të parë në fund të 2019.

OBSH ka thënë që ekipi ka në plan të vizitojë tregun e prodhimeve të detit në qendër të shpërthimit të hershëm si dhe Institutin e Virologjisë së Uhan-it.

Hetimi i udhëhequr nga OBSH në Wuhan ka qenë i vështitë për shkak të debateve mes Kinës dhe SHBA-së.

Ish-presidenti Trump ka akuzuar Kinën për fshehje të rrezikut të Covid-19 në fillimet e shpërthimit të tij.

Kina e mohon këtë hipotezë duke pretenduar se ka qenë transparente që nga fillimi.

Për të lexuar më tepër mbi shfaqjen dhe përhapjen e virusit në ditët e para të shpërthimit të tij, kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>