Ekspertët e OBSH-së vizitë në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan

Nga Exit News
Ekspertët e OBSH-së vizitë në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan

Ekipi hetues për origjinën e Covid-19, i Organizatës Botërore të Shëndetit, vizitoi të mërkurën Laboratorin e Virologjisë në Wuhan, në Kinë, ku u zbuluan rastet e para me Covid-19 në fund të 2019-ës.

Ekspertët kaluan rreth 3 orë në laborator, i cili ka qenë në qendër të disa teorive konspirative, sipas së cilave Covid-19 ka dalë nga eksperimentet në laborator dhe më pas është përhapur tek qytetarët.

Një prej ekspertëve të OBSH-së Peter Daszak shkroi në Twitter se gjatë vizitës janë takuar me stafin e laboratorit, përfshirë dhe Dr Shi Zhengli.

Dr Shi Zhengli, një infeksioniste e njohur në Kinë veçanërisht për koronavirusët e lakuriqëve të natës, – ishte ndër të parët mjekë që vitin e kaluar izoloi koronavirusin e ri që shkakton Covid-19.

Shumica e shkencëtarëve, përfshirë dhe Zhenglin, hedhin poshtë hipotezën se Covid-19 doli nga laboratori i Wuhanit.

Grupi i ekspërtëve të OBSH-së ka vizituar dhe tregun e gjësë së gjallë në Ëuhan, spitalet Covid dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Ëuhanit me virusin.

OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Wuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë.

Po ashtu janë ngritur dyshime se autoritetet kineze kanë manipuluar shifrat e të infektuarve me koronavirus, duke mos raportuar rastet asiptomatike.

Në gjithë botën mbi 103 milionë persona  janë infektuar me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>