Ekspertët e OBSH-së vizitë në tregun e Wuhanit ku u zbulua Covid-19

Nga Exit News
Ekspertët e OBSH-së vizitë në tregun e Wuhanit ku u zbulua Covid-19

Ekipi hetues për origjinën e Covid-19 i Organizatës Botërore e Shëndetit vizitoi, të dielën, tregun e gjësë së gjallë Huanan në Wuhan, ku u zbulua fillimisht Covid-19.

Ekipi arriti në Huanan shoqëruar nga forca policie, teksa tregu ishte rrethuar për të mos lejuar qytetarët. Ekspertët nuk dhanë deklarata për gazetarët.

Që pas përfundimit të karantinës dy javore të enjten, ekipi ka vizituar spitalet Covid dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Wuhanit me virusin.

OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Wuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë.

Po ashtu janë ngritur dyshime se autoritetet kineze kanë manipuluar shifrat e të infektuarve me koronavirus, duke mos raportuar rastet asiptomatike.

Në gjithë botën mbi 103 milionë persona  janë infektuar me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>