Ekspertët e PD-së takim me përfaqësues të FMN: Qeveria mungesë plani rimëkëmbje

Nga Exit News
Ekspertët e PD-së takim me përfaqësues të FMN: Qeveria mungesë plani rimëkëmbje

Ekspertë të Partisë Demokratike për Ekonominë u takuan sot me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar Yan Sun dhe Stephanie Eble.

PD deklaroi se “dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve kanë rënie të të ardhurave.”

“Prodhimi industrial ka rënë me 11.2%, investimet e huaja direkte ranë me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë përqindje duke qenë niveli më i ulët në 18 vite. Paketat mbështetëse më të ulta në rajon me vetëm 0.86% të PBB-së dhe mungesa deri më sot e planit të rimëkëmbjes ekonomike, thellon akoma edhe më shumë problematikat ekonomiko-sociale dhe dëmton rëndë bizneset.” janë shprehur ekspertët e PD-së.

Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë takimit i referohet amnistisë fiskale. PD deklaroi se kjo nisëm ligjore ka qëllim të favorizojë trafikantët e drogës.

Gjithashtu ekspertët PD ngriti shqetësim për Korporatën e Investimeve dhe i prezantoi FMN-së programit ekonomik të PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>