Ekspertët e Reformës Zgjedhore: Ndryshimet kushtetuese lejojnë hapjen 100 përqind të listave, nuk ndalojnë koalicionet

Nga Exit News
Ekspertët e Reformës Zgjedhore: Ndryshimet kushtetuese lejojnë hapjen 100 përqind të listave, nuk ndalojnë koalicionet

Ekspertët e Reformës Zgjedhore pranë Këshillit Politik deklaruan se ndryshimet kushtetuese lejojnë hapjen 100 përqind të listave dhe koalicionet.

Ata iu përgjigjën Damian Gjiknurit, nëse ndryshimet kushtetuese, të miratuara nga Komisioni i Ligjeve, ndalonin hapjen e plotë e listave dhe koalicionet.

Në lidhje me hapjen e plotë të listave, ata argumentojnë se ndryshimet kushtetuese përcaktojnë pragun minimal për hapjen e listave. Pragu 2/3 i parashikuar nga ndryshimet lë hapësirë që në Kodin Zgjedhor (KZ) të listat të hapen më shumë se 2/3, por jo më pak. Kjo do të thotë se në KZ, palët mund vendosin që listat e kandidatëve të jenë të hapura 100 përqind.

Në lidhje me koalicionet ekspertët pohojnë se heqja e fjalës ”koalicione zgjedhore të partive politike” nuk i ndalon automatikisht ato, por ju  jep mundësi palëve të zgjerojnë në KZ subjektet politike që mund të propozojnë kandidatët për deputet.

Kështu sipas ekspertëve ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë të drejtën e palëve që të rregullojnë në Kod çështjen e listave dhe atë të koalicioneve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>