Ekspertët analizojnë gjasat e liberalizimit të vizave mes BE dhe Kosovës

Nga Exit News
Ekspertët analizojnë gjasat e liberalizimit të vizave mes BE dhe Kosovës

Në muajin dhjetor, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, këmbënguli se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimit e vizave, por pandemia duket se ka uluar gjasat që kjo të ndodh.

Gjatë shqyrtimit në në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian të draft-raportit Parlamentin Evropian, Von Cramon theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në zonën pa kufij të Evropës.

Kjo ka qëndruar në tryezën e Këshillit për më shumë se dy vjet dhe njerëzit në Kosovë janë,me të drejtë, të irrituar”, u shpreh ajo.

Raportuesja për Kosovën i kërkoi Këshillit të jepte një afat të qartë për liberalizimin e vizave dhe “të merrte dritën jeshile për vendimin sa më shpejt të jetë e mundur“.

Në një kohë kur Gjermania ka rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme“, ka thënë për Radio Europa e Lirë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Jehona Lushaku, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka ngecur te vendimi i Këshillit të ministrave të BE-së, ku janë shtetet që kanë fuqinë vendimmarrëse.

Disa shtete evropiane, në mesin e të cilave Franca dhe Holanda, mendojnë se ende nuk është momenti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas burimeve diplomatike, këto vende, kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën, janë justifikuar me mungesën e dëshmive të mjaftueshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

Gjithastu, ato mendojnë se Komisioni në raportin për Kosovën ka bërë një vlerësim “tepër formal” dhe se duhen  dëshmi, në formën e vendimeve të prera nga gjykatat, për dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera të korrupsionit.

Në rastin e Francës, disa burime në Bruksel thonë se ekziston edhe frika nga rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova, në rast të heqjes së vizave.

Autoritetet në Kosovë vitin e kaluar janë kritikuar nga BE-ja për mbylljen e Departamentit Special Anti-Korrupsion, i cili ishte pjesë e Policisë dhe kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Ky departament ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së në Kosovë për sundimin e ligjit, EULEX.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>