Ekspertët thirrje Gjermanisë të miratojë AstraZenecan edhe për personat mbi 65 vjeç

Nga Exit News
Ekspertët thirrje Gjermanisë të miratojë AstraZenecan edhe për personat mbi 65 vjeç

Ekspertë të shëndetësisë i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane që të miratojë përdorimin e vaksinën AstraZeneca edhe për personat mbi 65 vjeç.

Imunologu gjerman Casten Watzl, i tha autoriteteve gjermane që “të ndërrojnë mendje dhe të lejohet vaksinimi i personave mbi 65 vjet me vaksinën anti-COVID të Oxford/AstraZenecas”, raporton BBC.

Ëatzl ështe në krye të Shoqërisë Gjermane për Imunologji, ai tha të dielën për BBC se rregullatorët gjermanë duhet të ndryshojnë vendimin dhe i bëri thirrje kancelares Anela Merkel që ta marrë vaksinën në prani të kamerave për të dëshmuar se është e sigurt.

Komisioni i vaksinave në Gjermani aktualisht po shqyrton rekomandimin e tij.

Thirrja e Watzl vjen pasi studimet e fundit në Skoci treguan se vaksina e AstraZenecas ishte efektive në mesin e të moshuarve.

Gjermania është një nga disa shtete të BE-së që kanë shprehur dyshime mbi efikasitetin e vaksinës tek njerëzit e moshuar.

Vendi aktualisht po lufton për të shmangur një valë të tretë të infeksioneve pasi rastet mbesin me kokëfortësi të larta.

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë raportuar 7890 raste të reja me koronavirus dhe 157 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>