
Eksperti amerikan i rajonit të Ballkanit, Daniel Serwer mendon se ajo çfarë u firmos në Washington nga Kosova dhe Serbia nuk mundëson as fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendve.
Profesori dhe drejtori i programit për menaxhimin e konfiltit dhe politikave të jashtme amerikane në Universitetin Johns Hopkins për Studime Ndërkombëtare, e quan takimin në Shtëpinë e Bardhë një “mashtrim fushate që dështoi” dhe dyshon se palët do të marrin ndonjë përfitim ekonomik nga dokumentat e firmosura mes tyre.
Serwer sugjeron se procesi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mund të sjellë rezultate më serioze, në një intervistë për Koha.net.