Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, Erion Dasho i ka bërë thirrje publike qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike të mos përdorin autobusa.
Sipas mjekut, duke vlerësuar nga fotot që publikohen në rrjete sociale, për ta situata nuk është e sigurtë.
“Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme nëse të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.” – shkruan mjeku në rrjetin scoial Facebook.
Transporti publik nisi punën në 6 korrik pas katër muajsh bllokim.