
Një 55 vjeçar është ekstraduar drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me 5 vite burg për ngacmim seksual.
Policia bën me dije se personi është Sokol Metaj. Ai është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet ditën e sotme në vend.
Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.
Në 2015, Metaj ishte trajner futbolli dhe ka ngacmuar seksualisht dy të mitur njëri prej të cilëve ishte pjesë e kursit të tij të futbollit.