Një 58-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri të enjten në mbrëmje në Malësinë e Madhe.
Viktima, Sokol Çela, ka qënë duke shkuar me makinë drejt banesës së vet në momentin e atentatit, i shoqëruar nga bashkëshortja.
Kjo e fundit ka shpëtuar pa u lënduar dhe ka dëshmuar se autori i ka dal para automjetit të tyre tip Fuoristrade dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Për shkak të errësirës, ajo nuk ka mundur të shoh vrasësin.
Sipas raportimit të Shqiptarja.com, Çela u qëllua me 5-6 plumba me një armë të tipit kalashnikov.
Autoritetet, ndërkohë, kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në tentativë për të identifikuar autorin e vrasjes.