
Të enjten, u ekzekutua Bujar Çela, 50 vjeç, në një lokal në Elbasan, në orët e para të mengjësit.
Çela nuk kishte të shkuar kriminale. Ai punonte si taksist në Elbasan.
Viktima është vëllai i Talo Çelës, i akuzuar për grabitjen në Rinas dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës.
Dyshohet se makina e autorëve u gjend e djegur në Mamurras. Policia po punon për gjetjen e autorëve.