Elbasan, pronari i restorantit me Covid-19, dyshohet se ka infektuar dhe klientë

Nga Exit News
Elbasan, pronari i restorantit me Covid-19, dyshohet se ka infektuar dhe klientë

Një tjetër person është prekur me Covid-19 në Elbasan, duke e çuar në 11 numrin total të të infektuarve në qytet.

I infektuari i ri është një 46-vjeçar, pronar i një restoranti të njohur. Ai është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është në spitalin Covid-2, në Sanatorium.

Dyshohet se ai ka lidhje me pacientin e 10 të infektuar në Elbasan, një kasap. Kjo vatër në Elbasan, po shikohet me kujdes nga epidemiologët, pasi dyshohet se shumica prej të infektuarve në Elbasan kanë vizituar restorantin.

12 persona të tjerë, të cilëve i është marrë tamponi, po presin përgjigjet.

Ndërkohë bashkia ka dezinfektuar sot zonën pranë banesës dhe lokalit të 46-vjeçarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>