Elezi, bashkimi ekonomik Shqipëri–Kosovë rrit konkurrueshmërinë në rajon

Nga Exit News
Elezi, bashkimi ekonomik Shqipëri–Kosovë rrit konkurrueshmërinë në rajon

Gentian Elezi, ekspert i qendrës ACIT, në një bisedë me Neritan Sejaminin, në “Me pak fjalë”, tha se i fituari i madh i miniShengenit Ballkanit do të jëtë Serbia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut:

“Në minishengen do të ketë fitues edhe humbës, duke marrë përparësi Serbia, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut që eksportojnë në rajon.”

Ai tha se e vetmja zgjidhje është integrimi i ekonomive të Shqipërisë me Kosovën.

“Duke i integruar ekonomikisht rritet fuqia konkurruese edhe në rajon, edhe në Evropë.”

Ai tha se asgjë nuk i ka penguar dy vendet të arrijnë këtë bashkëpunim, por ritmi që kanë ecur qeveritë ka qënë i ngadaltë:

 “Asnjë nuk na ka penguar të integrohemi me Kosovën. Gjysma e marrëveshje u zbatua në mënyrë të suksesshme, por duhet të kishte qenë më i shpejtë ky ritëm dhe duhet të ishte krijuar tashm kjo ekonomi e përbashkët. Pasi nuk kemi asnjë pengesë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>