Elidor Mëhilli: Gjatë komunizmit ideja e reformimit u kthye në koncept armiqësor

Nga Exit News
Elidor Mëhilli: Gjatë komunizmit ideja e reformimit u kthye në koncept armiqësor

Gjatë periudhës së kominizmit në Shqipëri, ideja e reformimit u kthye në koncept armiqësor.

Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, Elidor Mëhilli, profesor në Hunter College, të City University of New York.

Mëhilli  tha se është e vërtetë që gjatë periudhës koministe vendi u përmirësua nga infrastuktura dhe burimet njerëzore në krahasim me më parë, por “problemi është a u shfrytëzuan potencialet në mënyrën më optimale apo ishte primare korrniza ideologjike në vendimarrje”.

“Sipas studiuesve të huaj potencialet ekonomike të kohës në Shqipëri ishin potencialet burimore të vendit, mineralet, nafta etj, potenciali demografik dhe turizmi. Kishte të huaj që e krahasonin me vendet fqinje dhe nuk mund ta besonin se vinin vetëm 2 mijë turistë sepse vetëm aq lejoheshin.”, deklaroi Mëhilli.

Sipas tij edhe sikur të kishte ide për reformimin e ekonomisë ato do të pengoheshin nga një “hierarki e futur në korrnizën ideologjike dhe jo fleksibël”.

“Partia funksiononte në një pozitë ideologjike në mbrotje”, tha Mëhilli duke theksuar se gjatë viteve ’70 vendi kishte nevojë për banesa ndërkohë që shteti i çonte burimet për ndërtimin e bunkerëve.

Në fakt, me materialet e shpenzuara për bunkerë përllogaritet se mund të ndërtoheshin rreth 2400 kilometra rrugë, aq sa për të mbuluar të gjithë infrastukturën e territorit.

Mëhilli bëri gjithashtu apel se nevojë urgjente për ta parë atë periudhë përtej shablloneve bardh e zi dhe se duhen studime për pasojat ekonomike dhe sociale të regjimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>