Elton Debreshi: Kandidimi e vetmja shpresë që të na dëgjohet zëri, synimi statusi i minatorit

Nga Exit News
Elton Debreshi: Kandidimi e vetmja shpresë që të na dëgjohet zëri, synimi statusi i minatorit

Elton Debreshi është minator dhe kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Dibrës. Në një intervistë për emisionin “Me Pak Fjalë” ai foli rreth kandidaturës së tij dhe u shpreh i palëkundur për arritjen e qëllimit për statusin e minatorit.

Debreshi tha se arsyeja përse ai kandidon është ngritja e zërit për minatorët dhe njohja me ligj e një statusi për ta.

“Kandidimi nuk ka ardhur nga ana ime por nga ana e minatorëve pasi e shohin si e vetmja shpresë që të dëgjohet zëri dhe problematikat e punëtorëve”, tha Debreshi.

“Synimi ynë është statusi i minatorit që po zvarritet prej 30 vitesh. Statusi është shpresa e vetme për minatorin që të lërë dicka pas, qoftë i aksidentuar qoftë humbje jete”, shtoi ai.

Nëpërmjet statusit, minatorët marrin një shpërblim financiar në rast dëmtimi në punë ose humbje jete. Ai do të garantonte edhe kushte më të mira pune për ta.

Debreshi tha se minatorët përballen me rreziqe të përditshme në punë, ku qëndrojnë 8 orë brenda në minierë.

“Unë kam parë babin tim të dëmtohet dhe vetë kam pësuar goditje të forta”, u shpreh ai.

Themelues i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar, Elton Debreshi tregoi se ai dhe tre anëtarë të sindikatës u pushuan nga puna dhe të tjerëve iu bë presion për të dalë nga sindikata.

Megjithatë ai theksoi se nuk do që të largohet nga Shqipëria dhe se do të japë maksimumin këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>