Kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi, i cili kandidon në qarkun e Dibrës zhvilloi të hënën disa takime në fshatrat përreth Dibrës.
Ai ishte në Okshatinë në Shpenzë ku u takua me të rinj, të cilat sikurse shprehet Debreshi “janë detyruar të emigrojnë jashtë vendit për të siguruar jetën”.
Ai diskutoi me banorët e fshatit “për nevojën e njerëzve të thjeshtë që tq përfaqësohen në Parlamentin shqiptar nga një njeri i ndershëm”.
“Me të rinj të tillë, punëtorë e të ndershëm, kemi shpresë se mund ëe arrijmë shume gjera”, tha Debreshi përmes një postimi në Facebook.
Të dielën ai ishte në lagjen Allmete në Bulqizë, ku takoi minator e banorë. Debreshi tha se banorët i treguan mbështetjen për iniciativën e tij dhe i thanë se do e mbështetin për të çuar përpara Statusin e Minatorit në Parlament.
Të hënën Debreshi është gjobitur me 5 milionë lekë pasi ka grumbulluar më shumë se 10 persona në takimin e tij. Debreshi tha se autori i kësaj gjobe është Edi Rama dhe se nuk frikësohet prej kësaj gjobe.
Elton Debreshi është minator dhe kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Kandidimi i tij, sikurse është shprehur Debreshi, erdhi si pasojë e lënies në harresë të minatorëve të Bulqizës. Ai ka thënë se kandidimi i tij ka qëllim miratimin e Statusit të Minatorit dhe përmirësimin e jetesës në Bulqizë, si dhe të bëhet zëri i mijëra punëtorëve si ai.
Për të lexuar më tepër rreth situatës së minatorëve dhe kërkesës për Statusin e Minatorit kliko këtu.