Elton Debreshi përmbyll fushatën elektorale, përmbledhje 23 prill

Nga Exit News
Elton Debreshi përmbyll fushatën elektorale, përmbledhje 23 prill

Kandidati i pavarur në Dibër Elton Debreshi në Dibër zhvilloi të premten një sërë aktivitetesh, një ditë para heshtjes zgjedhore.

Debreshi mbajti takimin përmbyllës të fushatës në Kodër Dani.

“Së bashku bëjmë historinë”, tha Debreshi.

Ai foli për programin e tij, mbi statusin e Minatorit, mbi të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat shoqërore. Debreshi u ndal tek kushtet e minatorëve, të cilët aksidentohen dhe kanë humbur jetën gjatë punës në minierë. Ai foli për këto problematika së bashku me minatorët e tjerë. Debreshi u zotua se në Parlament do të adresojë pikërisht këto problematika.

“Ata po bëjnë jetë luksi mbi kurrizin tonë”, tha ai dhe shtoi se minatorët janë më të varfrit dhe banorët e Dibrës.

Debreshi falënderoi për mbështetjen Osman Osmanin.

“Osman Osmani jeton në Zvicër, ku krahas punës së pandërprerë profesionale, arsimimit të lartë dhe veprimtarisë në kuadër të Lëvizjes atdhetare, është angazhuar prore në dobi të komuniteti shqiptar gjithandej si dhe në jetën shoqërore e politike të Zvicrës, dhe falë këtij angazhimi për vite të tëra ka ushtruar edhe mandate të ndryshme politike”, tha Debreshi përmes një statusi në Facebook.

Ai sihte gjithashtu në Sopot të premten ku u prit nga shumë në minatorë dhe ish minatorë.

“Diskutuam se bashku per hallet e fshatit, mungesën e perspektives dhe faktin qe miratimi i Statusit te Minatorit do t’i jepte gjallëri krejt krahinës sonë.  Si kudo ku kemi shkuar ne ketë fushate, edhe ne Sopot na priten me zemrat hapur dhe me shpresën se përpjekja jone e përbashkët do te korre suksesin e merituar”, tha Debreshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>