Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 6 prill

Nga Exit News
Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 6 prill

Kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi  zhvilloi të martën disa takime në fshatrat e qarku të Dibrës.

Ai ishte në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Bel.

“Shumë prej tyre kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë në minierat e Bulqizës dhe të Krastës dhe ishin të ndërgjegjshëm për kushtet e vështira të punës në minierë, pagat dhe pensionet e ulëta” , njoftoi Debreshi përmes profilit të tij në Facebook.

Ai tha se shqetësimet e banorëve lidheshin  gjithashtu me gjendjen e rrënuar të rrugëve, me mungesën e ujit të pijshëm dhe për vaditje.

“Fjalën e dhënë sot para dibraneve, do ta mbaj sepse përndryshe secili prej tyre ka te drejtë të vijë e t’i bjere derës se shtëpisë time”, tha Debreshi.

Të martën Debreshi së bashku me mbështetës të tij ishin përballë drejtorisë së Policisë në Bulqizë. Ata denoncuan gjobën prej 5 milionë lekësh që i është vënë Debreshit për tubimin e organizuar më 26 mars.

Ai tha se kjo është një tentativë për të mbytur zërin e punëtorëve.

Elton Debreshi është minator dhe kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Kandidimi i tij, sikurse është shprehur Debreshi, erdhi si pasojë e lënies në harresë të minatorëve të Bulqizës. Ai ka thënë se kandidimi i tij ka qëllim miratimin e Statusit të Minatorit dhe përmirësimin e jetesës në Bulqizë, si dhe të bëhet zëri i mijëra punëtorëve si ai.

Për të lexuar më tepër rreth situatës së minatorëve dhe kërkesës për Statusin e Minatorit kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>