Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 9 prill

Nga Exit News
Elton Debreshi takime me banorët e Dibrës, 9 prill

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi zhvilloi të premten takime me banorë në disa zona të Dibrës.

Ai ishte në fshatin Vajkal,ku takoi minatorë dhe ish minatorë. Ata folën për pasuritë e tokës dhe nëntokës.

“Sot u takuam me disa nga banoret e Vajkalit për të dëgjuar problemet e tyre dhe për tu dhënë besën. Vazhdojmë këtë përpjekje të përbashkët për të na u dëgjuar zëri”, shprehet Debreshi.

Ai ishte po ashtu në Komunën Komsi ku u prit nga shumë mbështetës, minatorë dhe ish minatorë.

“U fol për problematikën kryesore që është mungesa e Statusit te Minatorit, sepse shumica e tyre merrnin një pension shumë të ulët edhe pse kishin nga 30-40 vite pune në minierë”, tha Debreshi.

Probleme te tjera ishin edhe mungesa e rrugëve dhe largimi i të rinjve sepse nuk shikojnë shpresë.

Ai ishte në fshatin Frankth ku shumica e banoreve ishin te moshuar, sepse rinia është larguar nga papunësia, thotë Debreshi.

Të premten ia prezantoi dhe programin e tij elektoral.

Ai ka 4 shtylla kryesore në programin e tij: Statusin e minatorit, problemet lokale si rrugët, pyjet e lumenjtë, të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat shoqërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>