Elton Debreshi thirrje qytetarëve të Dibrës të votojnë: Populli ka në dorë gjithçka

Nga Exit News
Elton Debreshi thirrje qytetarëve të Dibrës të votojnë: Populli ka në dorë gjithçka

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi u bëri thirrje qytetarëve përmes një videoje, që të dalin dhe të votojnë.

“Sot është një ditë e veçantë, 25 prilli është dita e ndryshimit, dita e shqiptarëve. Shqiptarët do të marrin iniciativën dhe do të shkojnë të votojnë, se vota është e shenjtë dhe është dinjitet për çdo person”, tha Debreshi të dielën.

Debreshi u bëri thirrje qytetarëve të Dibrës dhe të Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Ai tha se ndryshimi vjen nga populli. Debreshi u tha dibranëve të votojnë njeriun e ndershëm “njeriun që u përket atyre”.

“I lutem çdo qytetari dibran de qytetari shqiptar të marrin pjesë në votime, të votojnë njeriun e ndershëm, njeriun që u përket atyre dhe besoj se ky ndryshim të do të vijë vet nga populli. Sepse populli sot ka në dorë gjithçka. Çdokush duhet të ndihet krenar për votën që hedh, për të drejtën që kërkon”, tha ai.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>