EMA gjen lidhje mes vaksinave mARN dhe sëmundjeve të zemrës

EMA gjen lidhje mes vaksinave mARN dhe sëmundjeve të zemrës

Rregullatori Evropian i Barnave (EMA) ka gjetur lidhje mes vaksinave mARN, Moderna e Pfizer/BioNTech, dhe sëmundjeve të miokardit dhe perikardit të zemrës.

Sipas një raportimi nga Reuters, EMA ka këshilluar që sëmundjet e zemrës të listohen si efekte anësore të vaksinave.

Raste të tilla kanë ndodhur kryesisht brenda 14 ditëve pas dozës së dytë të vaksinimit, në burra të rinj, sipas EMA-s. Këto përfundime janë në përputhje me gjetjet e zyrtarëve të shëndetit amerikan muajin e kaluar.

Paneli i EMA-s rekomandoi gjithashtu që njerëzit që vuajnë nga sindroma e rrjedhjes kapilare (CLS) nuk duhet të vaksinohen me vaksinën me J & J. Autoriteti i Barnave në qershor kërkoi që CLS të shtohej si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca.

Ashtu si OBSH-ja dhe agjensitë amerikane FDA e CDC më herët të premten, EMA deklaroi se ishte ende herët për të vendosur nëse do të duhej një dozë e tretë përforcuese e vaksinës, për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme ndaj Covid-19.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>