Agjensia evropiane e Barnave njoftoi të hënën se po shqyrtonte të dhënat për përdorimin e dozës përforcuese të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga kompania Pfizer/BioNTech.
Vaksina përforcuese mendohet se do të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë, për personat mbi 16 vjeç.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) shtoi se do të bënte një vlerësim të shpejtë të të dhënave, rezultati i të cilave do të bëhej i ditur “brenda javëve të ardhshme” sipas Reuters.
EMA bëri me dije se po analizonte të dhënat mbi administrimin e një doze të tretë vaksine mRNA tek njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Lajmi vjen në një kohë që shumë vende në Evropë tashmë kanë vendosur në mënyrë të pavarur mbi administrimin e dozës përforcuese në kategoritë më të rrezikuara.