EMA: Vaksinimi me AstraZeneca-n do të vazhdojë, efektet anësore shumë të rralla

Nga Exit News
EMA: Vaksinimi me AstraZeneca-n do të vazhdojë, efektet anësore shumë të rralla

Agjensia Europiane e Barnave doli të mërkurën pasditë në një konferencë për shtyp për të njoftuar përfundimet në lidhje me rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut dhe vaksinimit me doza të AstraZeneca-s.

Rreth 19 raste tromboembolike fatale janë vlerësuar nga Komitetit i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) për një lidhje të mundshme me vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.

Komiteti deklaroi se mpiksjet e pazakonta të gjakut, me trombocite të ulëta të gjakut, duhet të konsiderohen si efekte anësore shumë të rralla të vaksinës AstraZeneca.

Ai vlerësoi se efektet parandaluese ndaj Covid-19 të vaksinës, i tejkalojnë disa herë efektet anësore të shkaktuara nga ajo.

Grupi ekspertëve mjekësor, përfshirë dermatolog, nuk ka parë një lidhje mes moshës, gjinisë,  sëundjeve shoqëruese dhe shkaktimit të mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca.

E këshillojmë vaksinën dhe këshillojmë kompaninë të japë gjithë efektet anësore dhe simptomat se si mudn të identifikohen efektet anësore te personat e vaksinuar për ste shmangur rastet e vdekjeve” deklaroi Komiteti.

Bazuar në provat e disponueshme aktualisht, shtoi Komiteti, faktorë specifik që shkaktojnë mpiksjen nuk janë identifikuar.

Efektet anësore janë shumë të rralla, prandaj, vaksinimi me vaksinën AstraZeneca duhet të vazhdojë.

Kjo, pasi rreziku i vdekjes nga Covid eshte me i madh se sa ai i vdekjes nga vaksina.

Ndërkohë, Agjensia do të vazhdojë të hetojë rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>