10 mijë vjet më parë njerëzit kanë përdorur bananen si ushqim madje akoma edhe sot në Ugandë është një nga ushqimet bazë.
Origjina e saj është nga Indonezia e sotme por sot ajo kultivohet në Azi, Afrike etj. Fjala Banane vjen nga arabishtja që do të thotë “gisht”.
Ka disa varietete, rreth 1000 të tilla por pjesa më e madhe nuk mund të konsumohen. Banania e ëmbël ajo që konsumohet është e varietetit ( musa sapienta, musa nana). Bananet janë bimë që rriten deri në 2 metra dhe me të mbaruar ciklin ato thahen.
Ato janë një burim i pasur vitaminash si vitamina C,D,E,K si dhe gjithë grupi i vitaminave B.
Gjithashtu i sjellin organizmit edhe një pasuri mineralesh si, fosfor, zink,hekur, magnez, kalcium,selen, bakër, fosfor,potas,jod dhe manganez.
Çokollatë me banane
Për 4 persona duhen:
2 banane të verdha,
150g çokollatë për ëmbëlsira Nestle,
5-6 biskota të shkoqura,
3 lugë gjelle kafe,
5 lugë gjelle qumësht,
1 vezë,
një komb gjalpë.
Kjo është një recetë që nuk ka nevojë për pjekje dhe është shumë e lehtë.
Përgatisim si fillim kremin e çokollatës. Në një tenxhere vëmë pak gjalpë, qumështin dhe çokollatën në copa dhe kafene.
I përziejmë me një lugë druri deri sa të krijohet një masë homogjene.
Kur të jetë gati kremi e heqim nga zjarri.Rrahim vezën deri sa të jetë homogjene dhe hedhim në masën e kremit të çokollatës duke e përzierë shpejt që veza të lidhet me çokollatën.
Tani përgatisim ëmbëlsirën.
Marim 4 gota vere.
Hedhim në to në mënyrë të barabartë rondelet e bananeve. Pastaj në masë të barabartë biskotat e bluara ( 2-3 lugë gjelle) dhe në fund kremin e përgatitur gjithmonë në mënyrë të barabartë.
Gotat i vendosim në frigorifer për 4-5 orë.
JaMystic këshillon: Kjo ëmbëlsirë mund të bëhet edhe me pjeshkë luleshtrydhe ose reçel JaMystic.