Emergjencat Civile shembin Hotelin ‘Vila Verde’ në plazhin e Durrësit

Emergjencat Civile shembin Hotelin ‘Vila Verde’ në plazhin e Durrësit

Sot, ekipi i mbrojtjes civile shembi godinën e Hotel ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit, Durrës. Hoteli 4 katësh, i rindërtuar në vitin 2014 ishte ngritur mbi rërë. Ai u shpall i pabanueshëm nga ekspertët pas goditjeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Haki Cako, drejtori i Emergjencave Civile tha se edhe ndërtesat e tjera të shpalluar të pabanueshme do të shemben:

Bazuar në vendimin nga shtabi i emergjencave dhe komuniteti ndërministror, të gjitha objektet e godinat për shkak të rrezikuat do të eliminohen për shkak të goditjeve të marra nga tërmeti. Procesi ka filluar.”

Ai sqaroi se ekspertët e huaj dhe shqiptarë do të bëjnë vlerësimet për çdo banesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>