Emërime partiake në arsim

Lapsi.al ka zbuluar sot një tjetër dokument që dëshmon për emërimet partiake në administratën publike.

Sipas dokumentit, në periudhën dhjetor 2013 – maj 2014, rreth 169 mësues të rrethit të Lushnjës janë emëruar në bazë të kërkesave nga drejtues të lartë të PS-së dhe LSI-së.

Dokumenti tregon se deputeti Petrit Vasili (LSI) ka bërë 38 rekomandime, ndërsa deputetetët socialistë të Lushnjës, Bujar Çela dhe Arben Çuko, kanë bërë respektivisht 29 dhe 26 rekomandime. Në listë përmenden gjithashtu edhe deputetet Erjon Braçe, Taulant Balla e Vasilika Hysi, si dhe zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj (LSI).

Kërkesat e deputetëve i janë çuar ish-drejtoreshës së Arsimit të Lushnjës, Luiza Tabaku, e cila, në nëntor të vitit 2014, u arrestua për marrje rryshfeti për emërimin e mësuesve. Veteë Luiza Tabaku ishte emëruar drejtoreshë arsimore si militante e LSI-së.

Pak ditë më parë, Lapsi.al bëri publike dokumenta që dëshmonin rekomandime të deputetëve të mazhorancës për emërime në administratën tatimore.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>