Emërohet 4 gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Lartë

Nga Exit News
Emërohet 4 gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Lartë

Presidenti Ilir Meta dekretoi katër gjyqtarë të rinj në Gjykatën e lartë, të premten. Presidenca njoftoi se Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi u emëruan gjyqtar të Gjykatës së Lartë pas shqyrtimit të dosjeve.

“Së bashku me këto katër emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së”.

Gjyqtarët e rinj u propozuan nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit më 17 mars 2021.

“Plotësimi ..i Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt… respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit Shqiptar, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>