
Vincent Del Monaco do jetë ambasadori i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur nga një postim në Tëitter, i misionit të OSBE në Itali, i cili shkruan:
“I urojmë shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSBE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”
Ai do të zëvendësojë ambasadorin Berndt Borschardt, të cilit i ka mbaruar mandati i tij.