
Sennati amerikan miratoi më 4 qershor, drejtorin e ri të Zërit të Amerikës, Michael Pack. Pack ishte kandidatura e vetme e propozuar nga Presidenti Trump. Ai gjithashtu njihet për afërsinë me Stephen Bannon, ish drejtuesi i fushatës presidenciale të Trump, në 2016.
Presidenti Trump tha se agjensia e pavarur e lajmeve e financuar nga qeveria amerikane nën drejtimin e Pack do të japë lajme më pozitive për administratën Trump.
Sipas mediave amerikane, senati e miratoi kandidaturën e Pack vetëm pasi Presidenti Trump ndërhyri vetë personalisht për emërimin e tij. Senatorët e të dy partive shprehën shqetësimin e tyre për emërimin e Pack për shkak të hetimit të hapur pak kohë më parë nga Prokuroria e Uashingtonin ndaj tij. Ai akuzohet për kalim të paligjshëm fondesh nga organizata e tij jofitimprurëse drejt organizatës së tij fitimprurëse, të prodhimit të filmave.