Emiratet e Bashkuara Arabe kanë miratuar përdorimin e një vaksine kineze kundër Covid-19, tek stafi mjekësor.
Vendimi u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, i cili deklaroi se vaksina e miratuar është testuar në mbi 31 mijë vullnetarë.
Sipas tij, vaksina nuk ka shkaktuar efekte anësore tek vullnetarët, si dhe ka mundur të krijojë antitrupa.
Vaksina është prodhuar nga kompani kineze Sinopharm CNG, në bashkëpunim me qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale, G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.