Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka pohuar se ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë në plazhe në këtë sezon turistik.
Pavarësisht uljes së numrit të rasteve me COVID dhe rritjes së numrit të vaksinimeve në vend, Klosi tha në Euronews Albania se “është e vështirë të themi kur do të nisë zyrtarisht sezoni”.
Sipas ministrit të Turizmit, vendet e Europës nuk kanë krijuar ende politikat e lidhur me raportet me vendet jashtë BE.
“Duket e vështirë për një turizëm të organizuar evropian”, deklaroi Klosi dhe shtoi se ulja e rasteve me COVID dhe vaksinimi mund të ndihmojnë të kemi një turizëm normal.