Energjia e rinovueshme, Gjermania investon 169 milionë euro në Mitrovicë

Energjia e rinovueshme, Gjermania investon 169 milionë euro në Mitrovicë

Kompania gjermane Sowi do të investojë 169 milionë euro për vendosjen e turbinave të erës, me kapacitet 105 megavat, në Mitrovicë. Ky është investimi i huaj direkt më i madh në zonën e Mitrovicës.

Kompania Sowi, në bashkëpunim me partnerë lokalë, do të prodhojnë energji të gjelbër për Kosovën. Gjithashtu, ajo do të funksionojë edhe si një platformë mbështetëse për kompanitë e prodhimit të energjisë së gjelbër në Kosovë. Gjithashtu, ky investim pritet të rrisë edhe numrin e të punësuarve në zonë.

Ky është centrali i dytë i energjisë së erës i ndërtuar në Kosovë. Në tetor të 2018, kompania turke Guri ndërtoi centralin e erës me fuqi 32 megavat në Kamenicë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>