Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço: masat e qeverisë, të pamjaftueshme

Nga Exit News
Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço: masat e qeverisë, të pamjaftueshme

Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka shprehur shqetësimet e antarëve për paketën ekonomike të Qeverisë, që sipas tyre nuk është e mjaftueshme për të zbutur goditjen financiare që bizneset kanë pësuar, e as nevojën që ato do të kenë për likuiditet për të vazhduar punën e tyre.

Shtyrja e pagesave tatimore – propozim i Dhomës Amerikane drejtuar Qeverisë dy javë më parë – si dhe eleminimi i tyre për sektorët më të dëmtuar, është një zgjidhe e arsyeshme e aplikuar nga shumica e shteteve, thekson Jaço.

Ajo që është më e rëndësishme për Dhomën Amerikane është krijimi i mundësisë për vazhdimësinë e punës së bizneseve. Kjo arrihet përmes një fondi emergjence që lejon bizneset të kenë akses në kapital dhe kështu të përballojnë detyrimet financiare të muajve të ardhshëm dhe pagat e punonjësve. Por aksesi i bizneseve në fondin e emergjencës duhet të aplikohet vetëm për ata që ruajnë 90% të punonjësve të tyre, pra që ruajnë vazdhimësinë. – theksoi Jaço.

Kreu i AmCham argumentoi se Shqipëria mund të zgjedhë një model pakete stimuluese për ekonominë, si ato të vendeve të zhvilluara. Nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël është ekonomia. Ajo që ka rëndësi është se sa e madhe është shuma financiare e paketës stimuluese, në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

“Masa e artë që ekonomistët rekomandojnë për situatën e korona virus është 10-15% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me llogaritë tona, paketa stimuluese që Qeveria ka propozuar është rreth 2.5% e PPB. Ne mendojmë që është e pamjaftueshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>