Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi të hënën mbledhjen në lidhje me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullim të gjyqëtares Enkeleda Kapedani.
Kapedani postonte video me veshje të shtrenja në rrjetet sociale, duke bërë sfilatë në ambjentet e gjykatës.
Përfaqësuesi i ILD-së, Artur Metani deklaroi se Kapedani kishte diskredituar figurën e gjyqëtarit.
Kapedani e kudnërshtoi duke thënë se ajo po bëhej kokë turku, pasi në dosjet e saj nuk ishte gjetur asnjë shkelje.
“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive,” shtoi ajo.
Kapedani tha se ka ëkrkuar dorëheqjen nga posti i zëvendës kryetares së Gjykatës Elbasan dhe bëri thirrje që juria “të të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik”.
Ajo u emërua në krye të gjykatës së Elbasanit më 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së Zihni Shahut, me votim nga gjyqtarët e Elbasanit.
Emri i gjyqtares është i njohur më parë pasi ajo liroi nga burgu anëtarin e bandës së Gaxhait, të dënuar me burg të përjetshmë, Viktor Ymeri.
KLGJ vendosi pezullimin e Kapidanit deri në përfundim të hetimeve.