Enkelejda Kapedani: Nuk jam përforlur kurrë për korrupsion, po bëhem kokë turku

Enkelejda Kapedani: Nuk jam përforlur kurrë për korrupsion, po bëhem kokë turku

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi të hënën mbledhjen në lidhje me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullim të gjyqëtares Enkeleda Kapedani.

Kapedani postonte video me veshje të shtrenja në rrjetet sociale, duke bërë sfilatë në ambjentet e gjykatës.

Përfaqësuesi i ILD-së, Artur Metani deklaroi se Kapedani kishte diskredituar figurën e gjyqëtarit.

Kapedani e kudnërshtoi duke thënë se ajo po bëhej kokë turku, pasi në dosjet e saj nuk ishte gjetur asnjë shkelje.

“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive,” shtoi ajo.

Kapedani tha se ka ëkrkuar dorëheqjen nga posti i zëvendës kryetares së Gjykatës Elbasan dhe bëri thirrje që juria “të të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik”. 

Ajo u emërua në krye të gjykatës së Elbasanit më 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së Zihni Shahut, me votim nga gjyqtarët e Elbasanit.

Emri i gjyqtares është i njohur më parë pasi ajo liroi nga burgu anëtarin e bandës së Gaxhait, të dënuar me burg të përjetshmë, Viktor Ymeri.

KLGJ vendosi pezullimin e Kapidanit deri në përfundim të hetimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>